Home SPORT Barcelona e gjen trajnerin e ri

Barcelona e gjen trajnerin e ri

Barcelona është në përfundim të dilemës se kush do të jetë pasardhës i Tata Martinos në stolin e skuadrës. Andoni Zubizarreta sot ka patur takim 2 orësh me Luis Enriquen.

Trajneri aktual i Celta Vigos sipas të gjitha gjasave do të jetë pasardhës i Tata Martinos.

Në takimin e sotshëm thuhet se është biseduar për transferet e skuadrës, kontratën, dhe synimet që ka Enrique në edicionin e parë.

Enrique më parë ishte trajner i Barcelona B, ndërsa kishte edhe aventurë të shkurtër tek Roma në Serie A.

Previous articleFAK-u do të jetë ndërtohet sipas standardeve të NATO-s
Next articlePas Tunës, Nora paneliste e jurisë së X Factor