Home SPORT Barcelona pas Martinezit e Courtois

Barcelona pas Martinezit e Courtois

Barcelona ka nisur të bëjë planet për sezonin e ardhshëm. Pas Mesut Ozilit, katalunasit ia kanë mërsyer mesfushorit të Bayern Munichut, Javi Martinez dhe portierit të Atletico Madrdit, Thibaut Courtois.

Pas heqjes së dënimit nga FIFA, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë për përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës sportive katalunas Sport, pas Mesut Ozillit, drejtuesit e klubit nga Camp Nou, ia kanë mërsyer mesfushorit të Bayern Munichut, Javi Martinez dhe portierit të Atletico Madrdit, Thibaut Courtois.

Sipas kësaj gazete ekipi bavarez është i gatshëm ta shes Martinezin për më pak para sesa e kishte blerës nga Athletic Bilbaos për 40 milion euro,

Kurse, Barcelona planifikon ta shfrytëzoj reprezentuesin spanjoll në mesfushë dhe qendër të mbrojtjes.

Kurse, sipas Sport, Barcelona është në kërkim edhe të portierit të Atletico Madridit, Thibaut Courtois, i cili është në pronësi të Chelseas.

Ekipi katalunas ka siguruar shërbimet e portierit të Borussia Monchengladbach, Marc-André ter Stegen, por janë në kërkim edhe të një gardiani tjetër pasi në fund të sezonit do të largohen Victor Valdes dhe Jose Manuel Pinto.

Por, nëse Courtois dështonë, atëherë ekipi madrilen e ka opsion portierin e Malagas, Willy Cabalerro.

Previous articleVesa Luma mbështetet nga mediet holandeze
Next articleFotografia me Mourinhon si dëshmi në gjykatë