Home SPORT Bartomeu: Barca ende është më e mira në botë

Bartomeu: Barca ende është më e mira në botë

Josep Maria Bartomeu beson se derbi i të dielës tregoi se Barcelona mbetet “klubi më i mirë në botë”.

Së fundi është folur shumë se ciklit të Barcelonës i ka ardhur fundi, pasi shumica e lojtarëve të skuadrës tash janë mbi 30 vjeç.

Rënia e formës së fundi u pa si dëshmi se skuadra po bie, dhe i lejoi Real Madridit të marrë kreun e tabelës. Por Bartomeu thotë se djelmoshat e Tata Martinos dëshmuan klasin e tyre në fitoren dramatike 4-3 ndaj Realit në Santiago Bernabeu.

“Për ne, asgjë nuk ndryshon. Ne kemi një besim të madh në lojtarët”.

“Personalisht, gjithmonë kam thënë se djelmoshat tanë janë më të mirët në botë dhe të dielën ata e treguan këtë sërish”.

“Ata luajtën shumë mirë”, ka thënë Bartomeu për AFP.

Previous articleVulini fyen pa fije marre zëdhënësen e NATO-s: Gërditemi nga ti!
Next articleDitëlindja e Ilir Metës, darkë me 600 veta