Basha drejt Gjermanisë

Mesfushori kosovar, Migjen Basha mund të përfundojë në Gjermani. Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë që do të largohet nga Torino, mund të përfundojë te skuadra gjermane që edicionin e kaluar nuk arriti që të mbetet në Superligë, Braunschweig.

Sipas mediave italiane, ky klub aspiron që të rikthehet përsëri në Bundesligë ndaj tani ka shënjestruar objektivat e afatit kalimtar të verës. Njëri prej lojtarëve më të pëlqyer është pikërisht Migjen Basha, drejt të cilit oferta zyrtare ende nuk është nisur.

Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Basha vështirë se do ta lë kampionatin italian për atë gjerman, sepse është adaptuar shumë mirë në Itali. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e tij.