Home LAJME Basha: Refuzimi i konsensusit, me pasoja drastike

Basha: Refuzimi i konsensusit, me pasoja drastike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht dhe kreu i opozitës Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të krijojë mundësinë e konsensusit për reformën territoriale. Në një prononcim për mediet nga njësia bashkiake numër 5 ku u mbollën ditën e sotme 80 pemë, Basha theksoi se për këtë reformë është i domosdoshëm konsensusi. Sipas Bashës, nëse konsensusi refuzohet atëherë do të ketë pasoja.

“Ne urojmë që konsensusi i cili u premtua dhe pastaj u kthye në një të paqenë të kthehet dhe të jetë vlera me të cilën i përvishemi një reforme si ajo territoriale. Nuk është vonë për të reflektuar. Nuk kemi kërkuar asnjë gjë me shume se ç’kërkon kushtetuta për respektimin e qytetarëve dhe çka qenë traditë në këto 23 vite për reformat e tilla. Nuk e kuptojmë nxitimin e një anshëm të qeverisë për ravijëzimin e kufijve. I bëj thirrje kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta të bëjnë të mundur konsensusin. Opozita do ta përdorë me mirëbesim për të arritur një produkt në të mirë të qytetarëve. Refuzimi do ketë pasoja drastike. Do e fus vendin në një spirale destabilizimi politik. Refuzim i konsensusit do të thotë refuzim i bashkëjetesës”, theksoi Basha.

Ndërsa po sot, është zbardh drafti i propozuar nga kryetari i PS-së Gramoz Ruçi për ndryshimin e përbërjes së Komisionit për reformën administrative territoriale, duke i krijuar mundësi të majtës të nisë punën e vetme pa u penguar nga mundësia e kuorumit. Në draftin e propozuar nga kreu i Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, kërkohet shtimi i një anëtari nga radhët e shumicës, duke e çuar përbërjen e këtij komisioni në 17 anëtarë, duke mundësuar kuorumin e nevojshëm për të nisur mbledhjet, por edhe për të marrë vendimet me shumicën e të gjithë anëtarëve.

Në përbërje të tij do të ketë 17 anëtarë, mes të cilëve 9 janë përfaqësues të pozitës : 7 PS, 2 LSI dhe 8 të opozitës, 6 PD, 1 PR, 1 PDIU PS ka propozuar edhe shtyrjen e afatit të punës nga 24 prilli i këtij viti, në 26 qershor të 2014. Në dokumentin zyrtar të depozituar dje në Kuvend nga socialistët lihet një mundësi për ritmin e opozitës pasi thuhet se në rast se pozita merr përsipër të garantojë se ky raport do të ndryshohet në rast se opozita shprehet e gatshme dhe kërkon barazinë e përfaqësimit pozitë-opozitë në këtë komision. Do të jetë pikërisht konferenca e kryetarëve ditën e hënë që do të përcaktojë futjen e këtij vendimi në seancë plenare . Vendimi i shumicës për të nisur e vetme punën e komisionit për ndryshimet ne hartën administrative pritet të sjellë një ashpërsim të marrëdhënieve me pakicën, pasi opozita ka paralajmëruar protesta në rrugë në rast miratimi të njëanshme të kësaj reforme.

Previous articleQeveria vazhdon mandatin e EULEX-it deri më 2016-në
Next articleHernanes: Interi do ta fitojë Scudetton brenda dy vitesh