Në komisionin mbikëqyrës të AKI-së, nuk ka marrë pjesë kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj.
Ai pritej të raportonte për punën e këtij institucioni, e veçanërisht për zhvillimet e fundit që kanë goditur këtë agjenci, me përfshirjen e zyrtarëve të saj në veprime të paligjshme.
Fadil Demaku, nënkryetar i komisionit ka thënë se nuk ka marr përgjigje nga Smakaj pse nuk është prezent në komision. Kurse, anëtari tjetër i komisionit, Burim Ramadani ka thënë se në vizitën e tyre në AKI janë njoftuar me procesin e verifikimit.
Ai ka thënë se AKI meriton përkrahje nga komisioni për procesin e verifikimit. Anëtarët e komisionit janë pajtuar që t’i bëhet edhe një ftesë Smakajt për të raportuar para komisionit.