Home SPORT Bashkimi i dënon lojtarët me 20 për qind të pagës

Bashkimi i dënon lojtarët me 20 për qind të pagës

Humbja nga Besa u ka kushtuar shtrenjtë basketbollistëve të Bashkimit. Përveç një pike, ata e kanë humbur edhe 20 për qind të pagës së tyre të radhës. Kështu ka vendosur kryesia e skuadrës, pasi ka vlerësuar se basketbollistët nuk janë angazhuar sa duhet dhe e kanë nënçmuar rivalin.

“Është e vërtetë se kemi vendosur që lojtarët tanë të dënohen me 20 për qind të pagës, pasi në ndeshjen kundër Besës nuk kanë pasur aspak qasje serioze dhe si pasojë e mosangazhimit të tyre ne pësuam humbje”, ka thënë menaxheri i “Portokallinjve” Arlind Kaçaniku për Arenën.

Megjithatë, ata e kanë mundësinë që pjesën e hequr të pagës ta kompensojnë. “Kanë mbetur edhe katër javë të pjesës së rregullt të kampionatit. Nëse ata angazhohen maksimalisht dhe ne e arrijmë qëllimin tonë, inkuadrimin në ‘play-off’, atëherë do t’u paguhet edhe ky 20 përqindësh me të cilin janë dënuar”, ka shtuar Kaçaniku.

Previous articleTërmet në Vushtrri
Next articleSot dëshmitarja ‘B’ e grupit të Drenicës pyetet nga avokatët