Home LAJME Batalioni “Atlantiku”: UÇK nuk ka kryer krime

Batalioni “Atlantiku”: UÇK nuk ka kryer krime

Kryesia e Shoqatës “Atlantiku”, në New York, e cila përfshinë veteranët e Batalionit “Atlantiku” që luftoi në kuadër të UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe qindra simpatizues shqiptaro-amerikanë në mbarë Amerikën, kanë reaguar kundër formimit të një Gjykate Speciale për Kosovën.

Ata përmes një komunikatë për media, kanë thënë së në historinë e luftërave çlirimtare nuk ka ndodhur ndonjëherë të themelohet Gjykatë Speciale për palën çlirimtare, por për atë agresor dhe pushtues.

“Ne si shqiptaro-amerikanë iu bashkëngjitëm luftës së UÇK-së dhe NATO-s, kundër regjimit pushtues serb për të ndaluar që populli shqiptar të vazhdonte të ishte viktimë e fashizmit të Milosheviqit”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre “agresori në Kosovë ka qenë shteti serb dhe shteti serb duhet të jep llogari për vrasjet, dëmet dhe shkatërrimet që solli lufta”.

Previous articlePD: Azzam Dida nuk ka aderuar në LDK
Next articleMourinho lavdëron mentalitetin e Chleseat