Home SPORT Bayern kampion i Gjermanisë

Bayern kampion i Gjermanisë

Bayern Munich e ka siguruar titullin e kampionit në Bundesligë pas fitores ndaj Hertha Berlinit me rezultat 1:3. Ky është titullin e 24-t në histori të klubit bavarez.

Bayern Munich e ka siguruar titullin e kampionit shtatë xhiro pa përfunduar sezonin në Bundesligë. Ekipi bavarez këtë sukses e arrti pas fitores ndaj Hertha Berlinit me rezultat 1:3.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka nisur furishëm takimin. Në minutën e 6-të Toni Kroos kaloi bavarezët në avantazh 0:1, derisa në minutën e 14-të Mario Goetze shtoi epërsinë në 0:2, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Kurse, në pjesën e dytë Hertha arriti ta zvogëloi avantazhin e Bayernit me golin e Adrian Ramos të cilin e realizoi në minutën e 68-të nga pika e bardh. Por, në minutën e 79-të Franck Ribery shënoi për 1:3 dhe i siguroi fitoren Bayernit.

Në këtë takim mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar fare në fushë nga Pep Guardiola.

Ekipi bavarez nën drejtimin e strategut spanjoll ka pasur një rrugëtim të pabesueshëm, të cilët në 27 ndeshje në kampionat deri tash i kanë regjistruar 25 fitore dhe 2 barazime.

Skuadra nga Allianz Arena ka tubuar 77 pikë, 25 më shumë sesaBorussia Dortmund që është edyta.

Skuadra e Jurgen Kloppit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola (0:0) në derbin ndaj Schalkes.

Rezultatet

Borussia Dortmund 0 – 0 Schalke

Braunschweig 3 – 1 Mainz

Hertha Berlin 1 – 3 Bayern Munich

Werder Bremen 1 – 3 Wolfsburg

Previous articleShaqiri, njeriu i trofeve
Next articleSabria e Sinani një miqësi e pandashme