Në kuadër të javës së 33-të të Bundesliga 1 në Gjermani u takuan kampioni Bayern Munchen dhe skuadra e cila ishte e rrezikuar me rënie nga elita gjermane Hamburg, fitues doli siç ishte pritur skuadra bavareze me rezultat 1:4.
Në fitoren e Bayernit ndaj Hamburgut ishte Mario Gotze ai i cili shënoi ‘hat-trick’ si dhe Claudio Pizzaro shënoi golin e katërt , ndërsa për vendasit e Hamburgut shënoi Hakan Calhanoglu.
Hamburgut i mbetet të “luftojë” në javën e fundit për pozitën e cila i mundëson ‘Play Out-in’ duke u ballafaquar me vendin e tretë të Bundesliga 2.
Bayern me këtë fitore grumbulloi 87 pikë ndërsa, Hamburgu ka 27 pikë.
Fitore shënuan edhe skuadrat tjera favorite në takimet Eintracht Frankfurt – Leverkusen 0:2 , Borussia Dortmund – Hoffenheim 3:2 , Freiburg – Schalke 0:2 skuadra këto të cilat po thuajse të gjitha e kanë siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve./