Home SPORT Bayerni, rasti i Ronaldos për ta thyer rekordin e Messit

Bayerni, rasti i Ronaldos për ta thyer rekordin e Messit

Cristiano Ronaldo sonte ka rastin ta thyej rekordin e Lionel Messit, duke kaluar shifrën e 14 golave të shënuar në një kampanjë të ‘Championsit’. Messi mban këtë rekord nga stinori 2011/12, ndërsa Ronaldo me një gol të shënuar sonte mund ta thyej atë.

Anëtari i Real Madridit dhe njëherësh futbollisti më i mirë në botë për vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo, sonte ka rastin ta kaloj rivalin e tij, Lionel Messi, sa i përket golave të shënuar në një kampanjë të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi Messi shënoi 14 gola në stinorin 2011/12, duke u bërë realizatori më i mirë i një stinori në ‘Champions’, ndërsa Ronaldo gjerë tani ka shënuar po aq gola.

Nëntë gola ai i ka shënuar në fazën e grupeve, duke thyer rekordin e Ruud van Nistelrooy në stinorin 2004/05, Filippo Inzaghit e Hernan Crespos në stinorin 200/03 dhe atë të Zlatan Ibrahimoviqit stinorin e kaluar.

Portugezi ka shënuar plot 33 herë në 27 ndeshjet e tij të fundit në këtë garë.

Previous articleInsekti që shkakton më së shumti vdekje në botë!
Next articleAfërdita Dreshaj vjen me foto super-hot! (Foto)