Home Uncategorized BE: 71 vëzhgues për balotazh

BE: 71 vëzhgues për balotazh

europa_BE_2013Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve ka shpërndarë sot 31 vëzhgues afatshkurtër në tërë Kosovën për të monitoruar balotazhin në zgjedhjet për kryetarë të komunave që do të mbahet të dielën më 1 dhjetor 2013.

Gjithsej numri i vëzhguesve të BE-së në ditën e zgjedhjeve do të jetë 71, me shpërndarjen shtesë të vëzhguesve nga ambasadat lokale krahas 20 vëzhguesve afatgjatë dhe ekspertëve nga ekipet qendrore që kanë qenë të pranishëm në Kosovë për disa javë për të vlerësuar tërë procesin e zgjedhjeve.

Vëzhguesit vijnë nga 26 shtetet anëtare të BE-së si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra. /RadioRINIA/

Previous articleHoxhaj kërkon vazhdimin e përkrahjes turke
Next articleNë 25 komuna të Kosovës po votohet