Home LAJME BE: Gjykata e Veçantë do të operojë edhe jashtë Kosovës

BE: Gjykata e Veçantë do të operojë edhe jashtë Kosovës

Bashkimi Evropian konfirmon edhe zyrtarisht qëllimin për themelimin e një gjykate të veçantë, e cila do të merrej me dyshimet për krime lufte në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim për RTK-në, Zyra e BE-së sqaron se Bashkimi Evropian nuk është duke propozuar themelimin e një tribunali, por të një gjykate të veçantë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës.

Kjo Gjykatë do ta kishte bazën në Kosovë, por sesionet e ndjeshme, duke përfshirë dëgjimin e dëshmitarëve, do të zhvilloheshin jashtë vendit duke marrë parasysh natyrën e dyshimeve.

Së dyti, kjo gjykatë nuk është për Kosovën, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo natyrën e luftës, por ka të bëjë me hetimin e dyshimeve për akte të rënda kriminale të individëve.

Gjykata do të formohet pas këmbimit të letrave për Task Forcën Speciale të Hetimeve dhe mandatit të EULEX-it ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe miratimit të tyre nga ana e Kuvendit. /

Previous articleKeq në dhomat e dëshmive
Next articleÇfarë është astma tek fëmijët?