Home SHOWBIZ Bebe Rexha, në vend të pestë në Britaninë e Madhe

Bebe Rexha, në vend të pestë në Britaninë e Madhe

Bebe Rexha, këngëtarja Shqiptare, në vend të pestë në Britaninë e MadheNjë tjetër këngëtare me origjine shqiptare hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe. Është pikërisht vajza nga Dibra e Madhe, e lindur në Nju Jork, Bebe Rexha.

Me hitin e saj te suksesshëm në SHBA, “Take Me Home”, Bebe Rexha vendoset direkt e në vendin e pestë të top listës Britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash duket se do të jete hiti i verës në Europë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara.

Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihanën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj.

Previous articleDASH: Kosova – progres në masat kundër-terroriste
Next articleTë bësh hite si Dhurata