Home SHOWBIZ Beckhamit i është ndaluar larja në Amazonë

Beckhamit i është ndaluar larja në Amazonë

Ish-yllit anglez të futbollit, David Beckham, i është ndaluar që të notojë në lumin Amazonë nga frika se mund ta sulmojnë peshqit vdekjeprurës.

38-vjeçari ka qëndruar për dy javë në Amerikën Jugore, ndërsa ka xhiruar një dokumentar të BBC-së para Kampionatit Botëror 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

Ai është këshilluar që të mos hyjë në ujë, pasi të ashtuquajturit ‘peshqit vampirë’ janë të shumtë në atë lumë.

Një burim ka thënë për New York Daily News se ekipi i xhirimit së bashku me Beckham ishin shoqëruar nga një grup njerëzish, të cilët janë angazhuar për t’i mbajtur të sigurt.

“Një nga krijesat më të rrezikshme në botë jeton në lumin Amazonë, ndërsa për meshkujt është vdekjeprurës dhe shkakton dhimbje të madhe… I gjithë ekipi ishte paralajmëruar që të mos hynte në ujë, sidomos për shkak të peshkut vampir. Ai mund të hyjë nën tesha dhe të notojë drejt gjenitaleve që do të thotë hospitalizim i menjëhershëm”, ka thënë burimi.

Previous articleRihanna, ikonë e modës (Foto)
Next articlePremtimet e papërmbushura të Thaçit