Home SPORT Behrami: Tatuazhi me shqiponjë? Tregon kush jam dhe nga jam

Behrami: Tatuazhi me shqiponjë? Tregon kush jam dhe nga jam

Valon Behrami është bërë pjesë e një foto-shou të futbollistëve të njohur me tatuazhe. E, i pyetur për tatuazhin me shqiponjë që mban në këmbë, Valoni ka theksuar se shqiponja ia kujton atij se kush është dhe nga është.

Futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka qenë një nga futbollistët e përzgjedhur për një foto-shou nga revista L’illustre, e zhvilluar me lojtarë të cilët në trupin e tyre kanë të vizatuar tatuazhe.

Behrami në dorën e tij të djathtë ka tatuazh një lule dhe poshtë saj ka të vizatuar flamurin e Kosovës dhe atë të Zvicrës.

Valoni gjithashtu ka vizatuar inicialet e familjarëve të tij, teksa në këmbë ka shqiponjën si tatuazh.

I pyetur pse ka vizatuar tatuazh me motiv patriotik, Behrami u përgjigj: “Sot unë kam gjithçka që dua në jetë si futbollist. Ky tatuazh më bënë të kujtojë nga kam ardhur dhe kush jam”.

Ndryshe, në të kaluarën Behrami kishte probleme në Përfaqësuesen e Zvicrës shkaku i tatuazhit të shqiponjës të cilin e mban në këmbë.

Ky i fundit do të jetë pjesë e Zvicrës për Kampionatin Botëror që këtë verë zhvillohet në Brazil.

Previous articleSkënderbeu fiton titullin në Shqipëri
Next articleMarinkoviq: Themelimi i FAK-ut nuk është çështje urgjente