Home LAJME Ben Blushi: Rama të zbatojë statutin për zgjedhje të reja në PS

Ben Blushi: Rama të zbatojë statutin për zgjedhje të reja në PS

Shkrimtari dhe deputeti socialist, Ben Blushi flet sërish për klimën politike në Partinë Socialiste dhe për librin e tij më të fundit “Hëna e Shqipërisë”. Blushi ka shprehur shqetësimin edhe për transparencën e zhvillimeve politike në Partinë Socialiste.

Në lidhje me debatin në distancë me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi zbatimin e statutit të partisë mbi mbajtjen e zgjedhjeve, Blushi ka shprehur bindjen se ndonëse nuk flasin janë më të shumtë në Partinë Socialiste ata që duan zbatimin e statutit.

Blushi tha se Edi Rama duhet të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të reja në PS për strukturat e larta drejtuese përfshirë kreun. Ky mendim sipas deputetit të mazhorancës gjen mbështetje në të gjitha strukturat, si në nivelin bazë, grupin parlamentar, kryesi dhe kongres.

“Jam i bindur se pjesa dërmuese e PS në çdo nivel baze, grupi parlamentar, Asamble Kongres, se këto janë forumet që kemi ne. Absolutisht po t’i pyesësh do të zbatosh statutin apo jo do të thonë dua të zbatojë statutin. Është një shumicë dërmuese pavarësisht se është e heshtur. Nuk besoj se i tremb ndonjë gjë por nuk po u jepet mundësia për ta shprehur mendimin. Është flagrante, nuk mund të ndodhë”, – deklaroi Blushi, shkruan noa.al.

Deputeti Blushi ka konfirmuar edhe përplasjet me përfaqësues të Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit prej të cilit ai është zgjedhur edhe deputet. Ai ka konfirmuar se prania e tij e fundit në këtë ka qenë para përplasjeve publike të nxitura sipas tij nga kryetari i Partisë Socialiste.

Libri i ri 

Vepra e tij më e fundit, sipas shkrimtarit Ben Blushi nxjerr në pah fazën pesimiste në të cilën ka hyrë Shqipëria. “Është një ese e gjatë që përpiqet të fokusohet apo përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë. Si mund të jetë Shqipëria në aspektin politik dhe shoqëror për disa dekada duke u nisur padyshim nga e shkuara e Shqipërisë pak sepse ka referenca historike dhe sigurisht ka shumë referencë nga e tashmja. Kam arritur në një konkluzion që Shqipëria ka hyrë në një fazë pesimiste, kam zgjedhur hënën si simbol pesimizmi”, – tha ai sonte gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Previous articleZgjedhjet e parakohshme në pikëpyetje
Next article​Qeveria gjermane do të ashpërsojë të drejtën e azilit