Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka theksuar se skuadra e tij ishte e pafat pas dy sfidave me Benfican në Ligën e Evropës. Sipas italianit, portugezët siguruan finale me vetëm dy gjuajtje në portë nga të dyja takimet.
Antonio Conte asessi të pajtohet me eliminimin e Juventusit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Trajneri italian i Juves theksoi se Benfica siguroi finalen me vetëm dy gjuajtje në portë nga të dyja takimet.
“Ata patën dy gjuajtje në portë në të dyja sfidat dhe tani janë në finale. Në fund, skuadra që e meritoi më së paku shkoi në finale”, u shpreh Conte.
“Ne dhamë gjithçka që mundem, por nuk ishte mjaftueshëm. Tani na duhet ta kthejmë vëmendjen tonë për ta fituar titullin, gjë të cilën mund ta bëjmë të hënën ndaj Atalantas”, shtoi tutje trajneri italian.
Juventusi u mposht 2:1 me rezultat të përgjithshëm nga të dyja sfidat me Benfican.