Home SPORT Benitez rikthehet në Premierligë?

Benitez rikthehet në Premierligë?

Tottenham Hotspur është vënë në ndjekje të trajnerit të Napolit, Rafael Benitez. Skuadra londineze nuk dëshiron të vazhdojë me trajnerin aktual, Tim Sherwood.

Trajneri spanjoll, Rafael Benitez, mund t’i rikthehet futbollit anglez edhe njëherë, pas largimit nga Liverpooli.

Siç kanë raportuar mediat në ishull, Benitez është duke u kërkuar nga skuadra londineze, Tottenham Hotspur.

Ish-trajneri i Valencias dhe Interit është bërë cak kryesor për Spurs, të cilët janë pesimistë se mund të sigurojnë shërbimet e Frank de Boer, i cili është bërë synim edhe i shumë skuadrave tjera evropiane.

Krerët e Tottenhamit nuk janë bindur nga trajneri aktual, Tim Sherwood dhe pritet që ata ta shkarkojnë atë këtyre ditëve.

Previous articleOSBE merr rolin e KQZ-së në veri
Next article​Rodgers, më i miri në Premierligë