Home LAJME Beqiri: Drejtësia në shërbim të Thaçit

Beqiri: Drejtësia në shërbim të Thaçit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,IsmetBeqirideklaruar se drejtësia dhe sundimi i ligjit, jo vetëm që nuk janë të pavarura dhe profesionale, por janë shëndrruar në mekanizma për të mbrojtur interesat e Qeverisë së Kosovës, duke i shfrytëzuar ato për përndjekjen selektive të kundërshtarëve politik, e në veçanti të atyre që vijnë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këto akuza Beriqi i ka bërë pas arrestimit të fundit që ndodhi në AKP, ku i përfshirë ishte edhe deputeti i LDK-së,Naser Osmani. Për këtë Beqiri tha se drejtësia, gjyqësori dhe policia vendore në Kosovë janë vënë nën shërbim të politikës ditore është duke përndjekur në mënyrë selektive anëtarët e LDK-së për nevoja të interesave të qeverisë Thaçi tregon edhe rasti i fundit i javës së kaluar ku anëtarit të kryesisë dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës,Naser Osmani.

“Se fillimi i hetimeve ndaj zotërit Osmani nuk kishte fare të bënte me drejtësi dhe me sundim të ligjit por ishte një fazë politike spektakël i montuar dhe një tentim goditje e kësaj qeveria ndaj LDK-së dhe anëtarëve të saj. Nga 6 anëtarë në AKP që votuan për një vendim të kundërligjshëm u seleksionuan dy dhe njëri nga ta zyrtar i lartë i LDK-së dhe deputet i Kuvendit, por kjo është turp, turp se është proces që shihet qartë së është i motivuar me qëllim të dëmtimit të imazhit të LDK-së dhe anëtarëve të saj pra zgjedhjeve nacionale”, tha Beqiri.

Ai në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së i ka kërkuar kryeministrit që të heqin dorë nga ndikimi politik ndaj organeve të drejtësisë dhe që mos t’i përdorë metoda dhe forma të tilla për qëllime politike ditore të partisë.

Beqiri ka po ashtu ka kërkuar edhe nga organet e drejtësisë dhe hetuesisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, prokurorisë së shtetit, që të mos veprohet sipas kërkesave dhe nevojave për qëllime të pastërtapolitike e partiake.

Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Valbona Dibra ka ngritur çështjen e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se ai është duke shkelur Kushtetutën e Kosovës. Madje, sipas deputetes Dibra, ligji për ZAP-in, nuk ka kaluar në seancën e Kuvendit, si pasoj e një marrëveshje që vet auditori LarsLargeOloffson, ka bërë me disa deputetë të LDK-së, duke e manipuluar edhe me përfaqësuesin e BE-së, kinse po e rrezikojnë pavarësinë e ZAP-it.

“Përmes këtyre marrëveshjeve dhe manipulimeve ai këmbëngul t’i legalizoj shkeljet që është duke i bërë në vazhdimësi. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është organ kushtetues dhe ka rolin kyç në kontrollin ekonomik dhe financiar në krye të të cilit është suedezi LarsLargeOloffson. Oloffson është duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës, Ligjin e ZAP-it, Ligjin e shërbyesve civil dhe vet kriteret të cilat i vendos duke aprovuar pozita të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe është duke e degraduar këtë zyrë çdo ditë e me shumë dhe çka është me shqetësuese që nuk jep llogari askund për shkeljet që është duke i bërë”, tha Dibra.

Ajo ka kërkuar nga deputetët që ky shqetësim të merret seriozisht nga Kuvendi, dhe të mos lejojnë për asnjë çmim shkeljen e ligjit dhe degradimin e këtij institucioni suprem të auditimit.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli ka shtruar çështjen e kompensimit të punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj, duke thënë se edhe përkundër faktit që afati për ekzekutimin e vendimit për t’ua paguar kompensimin ka kaluar me 19 Prill 2014, punëtorët e Fabrikës së Gypave nuk i kanë marr parat e tyre.

“Kjo Qeveri nuk do ta ekzekutoj kurrë këtë vendim, sepse është pjesë e lojës, pjesë e mashtrimit dhe pjesë e krimit të organizuar ekonomik së bashku me AKP. Këtë e tregon më së miri loja e Pingpongut mes Qeverisë dhe AKP-së me punëtorët e Fabrikës së Gypave ku këta të fundit në cilësinë e topit goditën herë nga njëra anë herë nga ana tjetër e herë nga të dy anët bashkërisht. Kryeministri i Kosovës, në bisedimet me Serbinë, do të duhej ta kishte marr qysh në fillim të bisedimeve llogarinë e punëtorëve të Fabrikës së Gypave dhe të ia dorëzonte atë delegacionit serbe për të kompenzuar dëmin e shkaktuar”, tha Topalli.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ngriti çështjen e sulmit që iu është bërë pesë personave në Graçanicë nga huliganët serb. Ajo tha se ‘Shtegtarët e lirisë’ i kanë treguar se askush nuk mori përgjegjësi për sulmin që u ndodhi nga serbët, madje në prezencë të Policis.

Previous article​Egjipt: Partia selefiste përkrahë Sisin për president
Next articleMourinho, ky vrasës dhe armik i futbollit