Sekretari i përgjithshëm i LDK’së Ismet Beqiri ka deklaruar se kjo parti do të vazhdojë të insistojë që zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen kah mesi i muajit qershor.
Beqiri ka thënë se nëse liderët nuk arrijnë marrëveshje që Kuvendi të shpërbëhet me së largu deri javën e ardhshëm, atëherë LDK do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.
“Tani janë krijuar tjera rrethana. Mund të ketë sukses shpërndarja e Kuvendit apo të punohet në këtë sukses një mocion mosbesimi për Qeverinë”.
Duke folur për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, Beqiri është shprehur i bindur në fitoren e LDK’së.