Debate te ashpra, fyerje e akuza ne Kuvendin e Shqipërisë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te qeverise, Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë për vendime të papërgjegjshme, duke kërkuar të diskutohet marrëveshja me FMN që propozon rritje të 10 taksave dhe ngrirje të rrogave.
“Ka dy palë në këtë Kuvend: njëra palë është dhe vjen këtu çdo të enjte dhe kur ka seancë për të debatuar dhe vendosur për Shqipërinë; një palë tjetër që është që vjen në çdo seancë për të prishur çdo debat për Shqipërinë. Ky është dallimi mes nesh dhe jush.”
Rama i është kundërpërgjigjur sulmeve dhe fyerjeve të ish kryeministrit Berisha duke u shprehur se askush nuk mund t’i imponohet me fjalë e shpifje, por vetëm me argumente. Sipas tij Berisha po mban peng Partinë Demokratike.
“Ju aty që dëgjoni një burrë plak të shfryjë gjithë fjalorin e ulët të gjuhës shqipe dhe e duartrokisni dhe buzëqeshni. Mallkimin e gjuhës shqipe ju e keni marrë. Nuk e di sa do u duhet ta hiqni nga kurrizi. Ne do ju dëgjojmë, por ne do të udhëheqim”, u shpreh Rama. /BW/