Home LAJME Berisha: Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë, mbajtja e tij kidnapim politik

Berisha: Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë, mbajtja e tij kidnapim politik

Ali Berisha, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se mbajtja e kreut të partisë ku ai bën pjesë, Ramush Haradinaj në Francë është një kidnapim politik.

“Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Colmar të Francës për gjëra që nuk janë të argumentuara dhe për të cilat është gjykuar dy herë dhe ka dalë i pafajshëm”.

“Është parë edhe në ballafaqimin e sotëm se nuk kemi të bëjmë më drejtësinë, në aspektin procedural, juridiksionit dhe të Drejtës Ndërkombëtare”.

Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës duke komentuar caktimin e seancës përfundimtare për Haradinaj nga Gjykata e Colmarit në Francë për datën 27 prill ka thënë se pret një verdikt pozitiv.

“Ne jemi të bindur që vendimi duhet të jetë i drejtë dhe zoti Haradinaj duhet të kthehet”.

“Shpresojmë se 27 prilli do të jetë një vendim pozitiv dhe ai t’i kthehet aktiviteteve. 27 prilli do të jetë dita kur do të merret vendimi definitiv”.

Previous articleDebutimi i iPhone 8 është lajm i mirë edhe për Samsung
Next articlePresidenti Thaçi dorëzohet për ushtrinë, tërheq propozimin e tij