Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, sërish ka refuzuar ftesën e Kombëtares Shqiptare. Kriza që po kalojnë sulmuesit aktualë të kuqezinjve ka detyruar trajnerin Gianni De Biasi që t’i bëjë një tjetër ftesë kosovarit, por ai e ka refuzuar.
Kjo e ka detyruar vetë presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka marrë mundimin për të kontaktuar sulmuesin kuqezi. Burime pranë drejtuesve të FSHF-së konfirmuan se gjatë javëve të fundit ka pasur një kontakt telefonik me futbollistin 29-vjeçar që aktivizohet në Australi me Brisbane Roar. Të njëjtat burime saktësuan se Berisha ka refuzuar sërish ftesën për t’u rikthyer në përfaqësuesen kuqezi, raporton Epoka e Re.
“Ju falënderoj për interesimin, por e kam të pamundur t’i përgjigjem pozitivisht ftesës suaj, edhe pse dëshira për t’u rikthyer në Kombëtare është e madhe. Jo vetëm që luaj futboll këtu, por kam ndërtuar edhe jetën time në Australi. Në këto kushte mendoj se është shumë e vështirë që unë të vij edhe për ndeshje të Kombëtares. Largësia është e madhe, e kjo më pengon shumë”, ka thënë Berisha