Home LAJME BERZH: Ukraina në recesion, Rusia stagnon

BERZH: Ukraina në recesion, Rusia stagnon

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka parashikuar se Ukraina do të bie në recesion të thellë këtë vit, ndërsa ekonomia e Rusisë do të stagnojë.

BERZH-i, me seli në Londër, është duke mbajtur takimin e tij vjetor në Varshavë.

Ai ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret për 7.0 për qind në vitin 2014, ndërsa ekonomia ruse nuk do të ketë fare rritje këtë vit.

BERZH-i është themeluar për të ndihmuar vendet e ish-bllokut sovjetik për të bërë tranzicionin në ekonomi të tregut të lirë.

Previous article​Një i vdekur dhe një i mitur i lënduar (Foto)
Next articlePunëtorët e Llamkosit sërish i kthehen protestave