Besa e Pejës në Final Four të Kupës

Besa ka arritur gjysmëfinalen e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra debutuese në ETC Superligë, Besa ka arritur të dalë në Final Four të IPKO Kupës së Kosovës duke e mposhtur Trepçën.

Ekipi i udhëhequr nga Fabian Gjuka ka arritur që të ndalë mitrovicasit të cilët ia nisën më mirë ndeshjes 70-83.

Kështu, Besa bëhet ekipi i parë nga Final 6 që del në Final Four ku do të hyjë në short me Sigal Prishtinën, Pejën dhe fituesin e ndeshjes Bashkimi-Drita.