Home SPORT Besnik Hasin e “sulmojnë” të mdhenjtë

Besnik Hasin e “sulmojnë” të mdhenjtë

Besnik Hasi po mahnitë të gjithë me rezultatet që po arrinë me gjigandin e futbollit belg, Anderlecht. Trajneri kosovar është në faqet e para të shtypit belg për rezultatet pozitive.

Por gjigandë të futbollit evropian janë duke tentuar blerjen e disa lojtarëve të Anderlecht që mund të dëmtonte skuadrën e Hasit në edicionin tjetër.

Arsenal është duke tentuar blerjen me çdo kusht të talentit të kësaj skuadre, Jason Eyenga-Lokilo.

Poashtu skuadra të mëdha evropiane janë shumë të interesuara për blerjen e talentit serb, Alexandar Mitrovic.

Skuadra të shumta angleze po synojnë blerjen e yllit tjetër të kësaj skuadre, Anthony Vanden Borre.

Previous articleNë të ardhmen pritet që energjinë ta marrim nga rrezet e diellit
Next articleLajthitja e Berishës: Policia ka fshehur drogën