Home LAJME Betohen Deputetët zëvendësuesë

Betohen Deputetët zëvendësuesë

Deputetët zëvendësues, të cilët kanë zënë vendin e kolegëve që kanë marrë poste ministrore dhe publike, apo që për arsye të caktuar nuk do të jenë pjesë e Parlamentit të Kosovës, sot kanë bërë betimin solemn në Parlament.

Janë gjithsej 15 deputetë të rinj të cilët kanë përfituar nga ky zëvendësim në Parlament.

 

PDK:

– Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin;

– Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin;

– Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin;

– Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin; dhe

– Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

LDK:

– Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën;

– Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën;

– Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin;

– Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe

– Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

 

Lëvizja Vetëvendosje:

-Faton Topalli të zëvendësojë Dardan Sejdiun, i cili ka zgjedhur të mbetët nënkryetar i Komunës së Prishtinës.

“Kosova Demokratik Turk Partisi” (KDTP):

– Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.

“Koalicija VAKAT”:

– Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.

Kuvendi 2

Previous article12 vjet burg për Natali Veliajn
Next articleKuvendi formoi Komisionet Parlamentare