Home SHOWBIZ Beyonce dhe Jay Z, agjentë të FBI-së?Beyonce dhe Jay Z, agjentë të...

Beyonce dhe Jay Z, agjentë të FBI-së?Beyonce dhe Jay Z, agjentë të FBI-së?

Richard Dupree Jr. ka dërguar një akuzë në Gjykatën e Kalifornisë, përmes të cilës kërkon dëmshpërblim prej 2.5 miliardë dollarësh, nga pesë yje të muzikës.

Në fakt, Dupree Jr. është një i burgosur, i cili thotë se Beyonce, Jay Z, Rihanna, Chris Brown dhe Kanye West ia kanë vjedhur mbi 3.000 këngë që ai i ka shkruar prapa grilave.

Siç transmeton Huffington Post, ai pretendon se Beyonce dhe Jay Z punojnë për FBI-në dhe në këtë mënyrë kanë pasur qasje në shkrimet e tij në burg, nga të cilat janë incizuar mijëra këngë.

Akuzuesi thotë se çifti i famshëm ua ka shitur këngët dhe tekstet e tij yjeve të tjerë dhe ata kanë përfituar miliona nga shitja e tyre.

Dupree Jr. (për të cilin nuk tregohet se për çfarë arsye gjendet në burg) pretendon se i janë shkelur të drejtat autoriale dhe meriton dëmshpërblim prej 2.4 miliardë dollarësh.

Previous articleNë vitin 2015 barnat me çmim të unifikuar
Next articleSmakaj raporton sot para Komisionit Parlamentar