Këngëtari kanadez, Justin Bieber, në ditët e fundit është fotografuar në shoqëri të një femre, për të cilën thuhet se është e dashura e tij e re.
Bëhet fjalë për modelen 18-vjeçare, Yovanna Ventura, e cila është nga Miami. Ajo ka fansa të shumtë në rrjetet sociale, falë fotografive që poston duke treguar trupin e saj.
“Justin dëshironte ta njohë. E ka kërkuar. Ata kalojnë shumë kohë bashkë. Lidhja e tyre po lulëzon, nuk do të ishte çudi nëse janë edhe zyrtarisht në lidhje”.
“Ata janë në kontakt që nga muaji mars. Në fillim të prillit, kur ai erdhi në Miami, qëndruan bashkë për vikend. Pastaj kaluan disa ditë bashkë”, ka thënë një burim.
Ditë më parë, Bieber e ka postuar në Instagram një fotografi të përbashkët me të dashurën e tij të re duke shkruar: “Në plazhin Venice me shoqen time Yovanna”.