Këngëtari problematik, Justin Bieber, nuk ka hezituar të bëjë shaka me kryebashkiakun e Torontos, Rob Ford, kur e ka takuar në një klub nate.
Ford është i njohur për veprimet e tij të pazakonta duke përfshirë edhe deklaratat se ka tymosur marihuanë dhe kokainë.
Gjatë takimit mes tyre, Bieber e ka pyetur nëse ka marrë me vete kokainë që ta marrin bashkë.
Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak 44-vjeçarit, i cili thuhet të jetë revoltuar nga kjo pyetje dhe ishte zhdukur për një orë nga klubi, në mënyrë që të qetësohej.
Kreu i Torontos në muajt e fundit është duke pasur probleme serioze me vartësinë nga droga, saqë ka thënë se do të hyjë në një qendër rehabilituese për të shmangur këtë shprehi.