Bindja se biondet janë ‘të trasha’ nga mendtë është vetëm temë barsoletash, ndërsa këtë e dëshmojnë shumë femra të njohura të muzikës dhe ekranit.
Më poshtë ju sjellim biondet e famshme, të cilat kanë studiuar në fakultetet elitare, flasin disa gjuhë dhe kanë koeficient të lartë të inteligjencës.
Jodie Foster
Aktorja e famshme ka studiuar letërsinë në kolegjin elitar, “Yale”, ndërsa krahas kësaj, ka koeficient inteligjence prej 140.
Madonna
Mbretëresha e muzikës pop bën pjesë në listën e të famshmëve inteligjentë. IQ i saj është 140. Edhe pse është e njohur në botë për skandale të ndryshme, që janë pjesë e suksesit në karrierën e saj, ajo ka qenë një nxënëse e shkëlqyer në shkollë, saqë ka fituar bursë për t’u shkolluar në kolegjin e Michiganit.
Sharon Stone
Aktorja e bukur, e cila është njohur për skenat nudo nëpër filmat e saj, ka një inteligjencë të lartë. IQ i saj është rreth 160. Për befasinë e të gjithëve, ajo është pranuar në Universitet Edinboro të Pennsylvanias kur ishte vetëm 15 vjeçe.
Nicole Kidman
Biondja nga Australia, të cilën e ka harruar mosha, bën pjesë në grupin e aktoreve më inteligjente në Hollywood. Ka IQ prej 135. Kidman është dashur ta braktiste shkollën në moshë 17 vjeçare në mënyrë që të kujdesej financiarisht për familjen e saj. Deri atëherë, ajo ka qenë studente e shkëlqyer në kolegjin e arteve në Melbourne.