Home TEKNOLOGJI BMW feston 30-vjetorin e M5

BMW feston 30-vjetorin e M5

Prodhuesi bavarez është duke festuar 30-vjetorin e prodhimit të BMW M5 të parë, duke sjellë para publikut një version special të gjeneratës më të re të këtij modeli. Kur bëhet fjalë për versionin “M”, BMW nga Serie-5 kishte filluar prodhimin me modelin M535 i në vitin 1979, ndërkaq BMW i vërtetë M5 është prezantuar për herë të parë në vitin 1984. Tridhjetë vite më vonë nëpër rrugët tona gjendet gjenerata e pestë e kësaj veture.

Dhe derisa versioni standard ka afro 560 kuaj fuqi, njësiti “M” i BMW ka shënuar 30-vjetorin e M5 duke sjellë para publikut gjeneratën e re me një motor mjaft të fuqishëm me 600 kuaj fuqi. Fuqia shtesë vërehet qartë edhe në performansa tjera, dhe kështu M5 me transmision automatik me shtatë shpejtësi me dy pedale, arrin të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3,9 sekonda, që do të thotë se është për 0,4 të qindta më i shpejtë sesa modeli standard i BMW M5.

Shpejtësia maksimale vazhdon të jetë e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h, por me një pagesë ekstra kufizuesi elektronik mund të shtyhet në 305 km/h. M5 jubilar do të dalloj edhe nga ngjyra e hirtë metalike, dhe nga disa detaje stilistike siç janë fellnet e aluminit prej 20 inç dhe rrotave me dimensione 265/35 dhe 295/30. Ndërkaq në BMW kanë bërë të ditur se do të prodhohen vetëm 300 njësi të modeli jubilar të M5.

Previous articleShkon në burg se nuk duronte dot gruan në shtëpi
Next articleShqiptari realizoi katër herë.