Home SPORT Borini i kënaqur që prishi rekordin e Mourinhos

Borini i kënaqur që prishi rekordin e Mourinhos

Ish-sulmuesi i Chelseat, Fabio Borini, ndjehet i kënaqur që shënoi golin e fitores për Sunderlandin në ndeshjen e të shtunës në Stamford Bridge.

Italiani, i huazuar te Sundelandi nga Liverpooli, shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij kur mposhti portierin Petr Cech ng penaltia, duke i dhënë fund kështu serisë së Jose Mourinhos prej 78 ndeshjes si i pamposhtur në stadium.

“Më pëlqen të bëjë histori. Ky sezon ka qenë fantastik për mua dhe kam arritur gjëra të cilat gjithmonë do të jenë në historinë e Sunderlandit, siç është kjo ndeshje”.

“Ky është një cak i madh kur ju vini këtu dhe luani kundër një ekipi që kurrë nuk është mposhtur në shtëpi dhe ju keni një shans të jeni të parët” ka thënë Borini.

Previous articleDe Jong: Balotelli, si Ferrarri
Next articleBarca vazhdon interesimin për Luiz