Home LAJME Burg bosit grek, nxiti Alket Rizain për vrasje e arratisje spektakolare

Burg bosit grek, nxiti Alket Rizain për vrasje e arratisje spektakolare

Njeriu që nxiti Alket Rizain të kryente një vrasje në Greqi, si dhe e strehoi atë dhe e ndihmoi të arratisej nga burgu, i njohur si një ndër bosët e botës së krimit në Athinë, është dënuar dje me 21 vite burg. Mediat e shtetit fqinj njoftojnë se shtetasi Vassilis Stefanakos është dënuar me burg 21 vjet e 3 muaj, për nxitje të vrasjes së kryer më 26 gusht 2006, në Peristeri nga Alket Rizai. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit në Pire. Siç mësohet në aktakuza, pas urdhërimit të vrasjes së 43-vjeçarit Koutelieris Konstandini, gjatë këtij sulmi u vra pa dashje edhe 36-vjeçari Xhoni Katsios.

Megjithatë, dënimi me burg i është dhënë edhe për sigurimin e strehimit të Rizait edhe pse e dinte se ka kryer vrasje. Ndërkaq më 4 qershor, 2006 kishte ndihmuar në largimin e Rizait nga burgu i Koridhalosit, me helikopter. Panajot Papa u arrestua në mars të 2009-ës në Amsterdam, si një faktor kyç në ikjen e Rizait dhe është dënuar me 12 vjet burg për kërcënim dhe konfiskim të paligjshëm të avionëve. Papa bashkë me Spiros Dravila (i dënuar me 14 vjet burg) mori helikopter dhe kërcënoi operatorin, duke e detyruar të bëjë largimin nga burgu.

Seksioni Penal i Gjykatës së Lartë hodhi poshtë kërkesat e Claus Stefanakou dhe të Panajot Papës. Kështu, dënimet e vendosura mbi ta ishin të pakthyeshme. Gjyqtarët mendonin se dënimi është plotësisht e arsyetuar, siç kërkohet nga Kushtetuta. Arratisja e parë e shqiptarit Rizai me shokun e tij ndodhi pikërisht më 2 qershor të vitit 2006. Ndërsa të gjithë të dënuarit shijonin orët e ajrimit në oborrin e burgut dhe gardianët mbikqyrnin situatën, sipër burgut është shfaqur një helikopter, që fillimisht është menduar si një mjet fluturues i policisë. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetësuar as rojet e burgut, të cilët nuk kanë bërë dot asgjë në momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe në mes të oborrit ka hedhur një litar me shkallë, duke marrë me vete dy të dënuar, citon Shqiptarja.

Sipas mediave greke në atë kohë, u mësua se ndërsa dy të dënuarit ngjisnin shkallët drejt helikopterit, të dënuarit e tjerë kanë mbetur të shokuar nga shfaqja, ndërsa policët, si të magjepsur, nuk kanë mundur as të lëvizin për t‘i ndaluar. Pasi kanë hipur në helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dënuar për rrëmbim dhe grabitje bankash, kanë ndaluar në një zonë periferike pranë varrezave të një prej lagjeve të Athinës dhe më pas janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.

Previous article“Organizimi i Final Four, fitore për gjithë kombin shqiptar”
Next articleJa kush e përbën listën e LDK-së për deputet!