Home LAJME Buxheti i sivjetshëm i Podujevës, 18 milionë euro

Buxheti i sivjetshëm i Podujevës, 18 milionë euro

Komuna e Podujevës do të ketë për vitin 2015 rreth 1 milion e gjysmë buxhet më shumë se në vitin 2014.

Buxheti total për këtë vit është 18 milionë e 306 mijë e 493 euro.

Nga kjo shumë e përgjithshme, 16 milionë e 708 mijë e 901 euro janë nga granti qeveritar, ndërsa 1 milion e 597 mijë e 592 euro nga të hyrat vetjake.

Shpenzimet më të mëdha që Komuna e Podujevës do t’i bëjë gjatë vitit që vjen janë për paga dhe mëditje me 11 milionë euro gjithsej. Shpenzuesi më i madh për paga dhe mëditje është arsimi me 7 milionë e 868 mijë e 896 euro, i pasuar nga administrata me 1 milion e 581 mijë e 640 euro dhe shëndetësia me 1 milion e 549 mijë e 464 euro. Ndërsa për investime kapitale janë paraparë 5 milionë e 228 mijë e 275 euro për vitin 2015.

Previous articleMustafa: Qeveria është e përkushtuar t’i luftojë grupet kriminale
Next articleZhbogar në Prizren: Kosovën e pret një vit i vështirë