Home LAJME Buzhala: Plas Jakup, Ardianin do ta bëjmë kryetar të Kuvendit

Buzhala: Plas Jakup, Ardianin do ta bëjmë kryetar të Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, nuk e ka lëshuar rastin që të komentojë aderimin në partinë e tij të pjesëtarit të shoqërisë civile, Ardian Arifaj.

Duke komentuar forcimin e PDK-së me Arifajn, Buzhala ka ironizuar, duke thënë se po i ‘hidhet mendja’ që të anëtarësohet nga fillimi në këtë parti.

“Plus tash Jakupi (Krasniqi) nuk është me m’quajt parashutist. Jakupi ka qenë si plak i xikrravt që kurrgjo nuk i bjen taman, e kurrgjo nuk i pëlqen. Asi plaku që kur dilshim me lujt futboll në mbramje gjithmonë ta hangke shpirtin me refrenin ‘biro topi nuk ju qet me hanger’” (sic), ka shkruar Buzhala.

“Plas Jakup, Ardian Arifajn kena me e bo kryetar te Kuvendit mandatin e ardhshëm. Plus Ardian e mban nën kontrolle Partine e Forte. Jetë o jetë. Krejt po dalin…” (sic), ka shkruar deputeti Buzhala në Facebook.

Previous articleVërshimet vazhdojnë, Podujeva mbetet pa ujë të pijshëm (Foto)
Next articleUnited i alarmuar, Barca planifikon ta shesë Cesc