Home SPORT Cannavaro i thotë Casillasit të largohet

Cannavaro i thotë Casillasit të largohet

Ish-futbollisti italian, Fabio Cannavaro, e ka këshilluar portierin e Real Madridit që të largohet nga Santiago Bernabeu.

Fituesi i Topit të Artë mendon se ish-bashkëlojtari i tij duhet të kalojë te një klub tjetër nëse mbetet portieri i dytë edhe në sezonin e ardhshëm.

“Nëse është ende zëvendësues, mendoj se duhet të largohet”.

“Do të ishte gjë e mirë për të, për klubin dhe madje për Diego Lopezin, i cili po ashtu ka luajtur mirë”, ka deklaruar Cannavaro.

Ndryshe, 40-vjeçari është shprehur i gatshëm që të angazhohet në stafin e Carlo Ancelottit te Los Blancos.

Previous articleZgjedhja e Qeverisë mund të zgjasë deri në vjeshtë
Next articleMarina Vjollca heq gjoksoret (FOTO)