Reperi i suksesshëm shqiptar, Capital T, është duke bërë gati disa projekte të reja.
Reperi i Authentic Entertainment në një intervistë për Prive ka treguar se është në përfundim të mixtape të tij “SDM”, i cili tashmë ka dy videoklipe, bashkëpunimet me Vedat Ademin dhe “Facedoën” me 2po2 dhe Lyrical Son.
“Kam gati disa projekte të reja. Ka me qenë një bashkëpunim që nuk është vendosur ende dhe një ‘single’ për verë që besoj se do të mirëpritet nga fansat”, theksoi Capital T.
Reperi i njohur shqiptar, i krahasuar shpeshherë me reperin kanadez Drake, ka folur edhe për trendin e fundit jo vetëm vendor, por edhe botëror të zhveshjes sidomos nga artistet femra.
“Nuk më pëlqen trendi, edhe botëror do të kisha thënë i zhveshjes, për mua nuk ka kurrfarë kuptimi. Nëse do të kishte pasur ndonjë kuptim, do të kishte qenë në rregull. Nuk besoj se artistët meshkuj kanë tendenca për të bërë gjëra të tilla”, u shpreh Kapo.
Ai konfirmoi edhe një herë se është ‘single’, por se nuk dëshiron që të shfrytëzojë skandalet për t’u ngritur në famë.