Reperi i njohur shqiptar, Capital T, do të publikojë të shtunën videoklipin e tij të ri në bashkëpunim me 2Po2 dhe Lyrical Son.
Lajmin e ka konfirmuar vet reperi në faqen e tij zyrtare në Twitter, ku edhe ka zbuluar titullin e projektit.
Ky projekt do të titullohet “Facedown” dhe burimet e Telegrafit kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një këngë me potencial të madh për t’u shndërruar në hit.
“Shumë limonada në treg. Të shtunën vjen bomba”, ka theksuar Capital T në Twitter.
Projekti i fundit i Capital T ishte kënga “Go Hard” që u publikua me videoklip.