Home SPORT Carles Puyol në mbrojtje të trajnerit

Carles Puyol në mbrojtje të trajnerit

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, thotë se lojtarët Blaugranë janë në mbështetje të trajnerit Tata Martino, i cili por kritikohet pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

“Është më lehtë të kritikosh menaxherin se sa 25 lojtarët. Por nëse gjërat shkojnë keq, faji është i çdokujt”.

“I dëshiroj atij të gjitha të mirat. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe ka edhe një tjetër vit në kontratën e tij. Ne do të jepnim jetën për të dhe ai për ne”.

“Është vështirë të jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe ndeshja e radhës është e vështirë, por ne kemi një finale kundër një rivali të madh dhe do të doja t’u them tifozëve se ne do të japim gjithçka dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, dhe gjithçka do të jetë më e lehtë”.

“Ne kemi përzier disa gjëra dhe jemi kritikët më të mëdhenj të vetes. Tash do të luftojmë për të fituar finalen dhe pesë ndeshjet e mbetura. Nuk jemi dorëzuar as në Ligë”, ka thënë Puyol.

Previous articleBashkëpunim Kosovë-Shqipëri për agjendën evropiane
Next articleJurgen Klopp, caku kryesor i United