Home Kuriozitete Casillas: Nuk shkoj pa e fituar La Deciman

Casillas: Nuk shkoj pa e fituar La Deciman

casillas-nuk-shkoj-pa-e-fituar-la-deciman_hdIker Casillas e ka bërë të qartë se ai nuk ka synime të largohet nga Real Madridi pa e fituar edhe La Deciman.

Portieri me përvojë është lidhur me një largim nga Madridi pasi humbi pozitën e startuesit ndaj Diego Lopez gjatë këtij viti. Por Casillas ka potencuar se ai dëshiron ta ndihmojë klubin ta fitojë titullin e 10-të evropian.

“Vendimi im për momentin është të qëndroj te Real Madridi. Dua ta fitoj La Deciman, më shumë kupa dhe më shumë liga”.

“La shumë spekulime për mua. Çdo ditë ka spekulime dhe këto raporte ende mund të shfaqen. Por unë jam lojtar i Real Madridit. Është vendi ku gjithmonë kam qenë dhe dua të qëndroj këtu”, ka thënë portieri për Antena3.

Casillas, 32-vjeçar, ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2017.

Previous articleArrestohet hajni i kuletave
Next articleWhatsApp ka 400 milionë përdorues aktiv