Home SPORT Casillas, titullar ndaj Valladolidit dhe Espanyolit

Casillas, titullar ndaj Valladolidit dhe Espanyolit

Carlo Ancelotti do ta inkuadroj nga minuta e parë Iker Casillasin në dy ndeshje të La Ligës. Trajneri italian e ka bërë këtë zgjedhje në mënyrë që reprezentuesi i Spanjës të jetë në formën më të mirë para finales në Ligën e Kampionëve.

Pas një kohe të gjatë Iker Casillas do të jetë titullar në La Ligë. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Trajneri italian e ka bërë këtë zgjedhje në mënyrë që reprezentuesi i Spanjëstë jetë në formën më të mirë para finales në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmoi se Diego Lopez do të luajë kundër Valencias të dielën, por Casillas do të rikthehet titullar për dy ndeshjet ndaj Valladolidit dhe Espanyolit.

“Unë kam folur me të dy portierët, dhe të dy ishin dakord E kam marr këtë vendim sepse nuk më duket e drejtë ta lë jashtë Casillasin para një ndeshje shumë të rëndësishme”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.

Previous articleKundërshtohet nisma e kompanive të duhanit, mos e prekni ligjin
Next articleThaçi gostit mësimdhënësit e Drenasit, tregon përsëri që ua ka rritur rrogat