Home SPORT Cavani refuzon Manchester United

Cavani refuzon Manchester United

Sipas tabloidit britanik Daily Star, Edison Cavani e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit. Sulmuesi uruguaian është i lumtur në PSG.

Përpjekjet e Manchester Unitedit për ta transferuar sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës, kanë dështuar.

Sipas tabloidit britanik Daily Star, David Moyes ka insistuar ta transferoj uruguaianin për të cilin ka qenë i gatshëm të shpenzoj 80 milion funte. Kurse, Cavanit një pagë prej 280 mijë funteve në javë.

Por, ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit nuk dëshiron të transferohet në United, derisa është i lumtur në PSG.

“Klubi është duke kaluar nëpër ndryshime të jashtëzakonshme dhe ai nuk mendon se është koha e duhur për ta konsideronte transferimin në Old Trafford”, ka thënë një burim i afërt me Cavanin për Daily Star.

Previous articleBenzmea rikthehet në stërvitje, gati për “El Clasicon”
Next articleKrasniqi duhet të japë dorëheqje me Limajn, nëse donë moral në politikë!?