Home SPORT Cech mund të luajë ndaj Atleticos

Cech mund të luajë ndaj Atleticos

Portieri çek, Petr Cech, pritet të kthehet për ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madridit. Ndonëse lëndimi i tij i marrë në ndeshjen e parë dukej i rëndë, mediat britanike kanë shkruar se ai do të jetë numri 1 i Chelseat për sfidën ndaj spanjollëve.

Petr Cech ka bërë një rikuperim tejet të shpejtë për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën Chelsea e zhvillon nesër mbrëma ndaj Atletico Madridit.

Siç raporton ‘Sky’, Cech ka stërvitur në mënyrë normale me pjesën tjetër të skuadrës sot gjatë ditës dhe do të jetë numri 1 i Jose Mourinhos për sfidën e nesërme.

Cech pësoi një lëndim në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Vicente Calderon’, pas një përplasje me Raul Garcia.

Për këtë ndeshje pritet të rikthehet edhe John Terry, teksa me grupin kanë stërvitur edhe Eden Hazard e Samuel Eto’o.

Previous article​Turqia fillon procedurat për ekstradimin e Gulenit
Next articleInsekti që shkakton më së shumti vdekje në botë!