Celuliti nuk ka lidhje me gjenetikën, ja si ta luftojmë atë

Celuliti ashtu sikurse e dini është ne gjendje te përfshijë te gjitha femrat pa përjashtim, pavarësisht përpjekjeve qe ato bëjnë, hera herës madje edhe shume te shtrenjta.

Trajtime te shtrenjta, spa me pese yje, solucione nga me te fundit, te gjitha nuk vlejnë asgjë, pasi celuliti është i paevitueshëm.

Sipas specialistes se kurave për trupin, Joey Atlas, për ta luftuar sa me mire celulitin, se pari do te duhet qe ta njohim atë, te njohim se çfarë e shkakton atë, dhe me pas te përpunojmë mënyrat për ta luftuar.

Miti i pare qe duhet te hedhim poshtë është ai sipas se cilës celuliti është një problem gjenetik dhe i trashëgueshëm. Ne fakt kjo nuk është aspak e vërtetë. E vetmja lidhje ne këtë mes janë hormonet femërore. Ndaj ky fenomen shihet vetëm tek femrat.

Janë pikërisht këto hormone te cilat bëjnë te mundur qe qelizat dhjamore te depozitojnë me shume ujë ne brendësi te tyre dhe si pasoje ato fryhen dhe zmadhojnë volumin. Meqenëse indi dhjamor ke femrat është i përqendruar ne bel dhe këmbë, janë pikërisht këto vendet ku celuliti bie me shume ne sy.

Duke njohur mekanizmin e formimit te celuliteve, atëherë përpunohen edhe mënyrat qe ta kundërshtojnë atë. Pra nuk kemi fare nevoje për trajtime pseudo te mrekullueshme, por ne radhe te pare për masazhe qe stimulojnë pjesët e interesuara. Por përveç masazheve, mbi te gjitha, e rëndësishme është lëvizja dhe aktiviteti fizik i rregullt. E rëndësishme është qe te vihet ne lëvizje sa me shume qarkullimi i gjakut.

Pas lëvizjeve, shume e rëndësishme është edhe mënyra e te ushqyerit. Për këtë duhet qe para se gjithash te shtohen produktet me përmbajtje te vitaminës C dhe hekur. Por janë te nevojshme edhe ushqime te pasura ne proteina te cilat rrisin masën muskulore. Sa me pak ushqime te kripura. Por mbi te gjitha nënvizon specialistja, duhet te lëvizim për te vene ne pune te 90 muskujt e këmbëve te femrave.