Çfarë dobish kemi nga komsumimi i orizit

Orizi padyshim është njëri ndër ushqimet me vlera shumë të larta ushqyese. Orizi i bardhë përmban hekur, vitaminë B, acid folik dhe niacin. Por nuk mundojnë as materiet e fosforit, magnezit dhe kaliumit.
Konsumimi i një filxhani oriz në ditë, përmbushë kërkesat ditore të organizmit me ushqim. Kokrrat e orizit të bardhë janë të pasura më karbohidrate komplekse, ku edhe rekomandohet të konsumohen sepse prej 45-60% e kalorive vinë nga këto karbohidrate.
Orizi qetëson urinë, është i mirë për shkrirje të kilogramëve. Përmban shumë vitamina, sidomos të kompleksit B, nxit qitjen e ujit të tepërt dhe të toksikeve nga trupi.
Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Shumë dietolog japin argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit.
Me zhvillimin e teknologjisë sipas dietologëve u bë e mundshme heqja e lëvozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhe ndaj atij kafe.
Ky proces largoi edhe vitaminën B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor.