Çfarë është astma tek fëmijët?

Astma është një sëmundje kronike e mushkërive, e cila karakterizohet nga inflamacioni dhe ngushtimi i rrugëve të ajrit.

Astma shkakton episode të një frymëmarrjeje fishkëllyese, me shtrëngim gjoksi, frymëmarrje të vështirësuar dhe kollë. Kolla kryesisht ndodh natën ose herët në mëngjes. Astma prek të gjitha grupmoshat, por kryesisht fillon në fëmijëri.

Çfarë e shkakton ?

Shkaku i vërtetë i astmës nuk njihet. Studimet e fundit tregojnë se astma shkakto¬het nga ndërveprimi mes faktorëve gjenetike dhe mjedisorë. Këta faktorë janë:

Prirja gjenetike për të zhvilluar alergji, e cila quhet ndryshe atopi

Prania e astmës tek njëri nga prindërit

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes në fëmijëri

Kontakti me alergjenët inhalatorë ose ekspozimi ndaj disa infeksion¬eve virale në fëmijërinë e hershme, kur sistemi imunitar nuk ishte zhvilluar akoma. Nëse ke prirje familjare për alergji, mundet që dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit apo ndryshimi i temperaturave, të provokojnë ngac¬mimin e rrugëve të frymëmarrjes

Cilat janë shenjat dhe simptomat e astmës?

Kolla, e cila është më e shprehur gjatë natës ose herët në mëngjes.

Fishkëllima që dëgjohet gjatë frymëmarrjes

Shtrëngimi i gjoksit

Vështirësia në frymëmarrje

Jo të gjithë individët me astmë i kanë të gjitha këto shenja, ashtu si dhe jo gjithmonë këto shenja janë barazi me astmë. Mënyra më efikase për ta vërtetuar diagnozën është këshillimi me mjekun specialist.

Si trajtohet një fëmijë i sëmurë me astmë?

Astma është një sëmundje kronike. Qëllimi i trajtimit të astmës është që të kontrollohet sëmundja, që do të thotë: të parandalohen simptomat e bezdisshme si kolla, vështirësia në frymëmarrje, etj dhe të parandalohen krizat e astmës. Plani i trajtimit përfshin: shmangien e substancave ngacmuese të astmës, përcaktimin e skemës së mjekimit afatgjatë me medikamente profilaktike (mbrojtëse) si dhe mjekimin që duhet të merret në rast të një përkeqësimi. Suksesi në menaxhimin e mirë të astmës qëndron në bashkëpunimin e mirë mjek-pacient. Skema dhe plani i trajtimit janë individuale për çdo pacient.