Çfarë ju bëjnë tre pjeshkë në ditë?

Konsumimi i tre pjeshkëve në ditë mund të ndihmojë në luftën ndaj kancerit të gjirit, sipas një studimi të ri. Kërkuesit amerikanë kanë gjetur se trajtimet me ekstraktin e pjeshkës ndaluan përhapjen e kancerit të gjirit, kur u testuan tek minjtë e laboratorit.

“Qelizat e kancerit u mbollën në lëkurën e minjve me një tip agresiv të kancerit të gjirit, MDA-MB-435 dhe ajo që u pa ishte një inhibim i një gjeni-shenjë në mushkëri, pas pak javësh. Kjo tregoi një ndalim të metastazave kur minjtë konsumuan ekstrakte pjeshke,” tha Dr. Luis Cisneros-Zevallos, një shkencëtar ushqimesh në Teksas.

“Më tej, pas përcaktimit të dozës së nevojshme për të parë efektet tek minjtë, u përllogarit se për njerëzit ajo do të duhej të ishte e barabartë me konsumimin e dy ose tre pjeshkave në ditë.”

Rëndësia e këtyre gjetjeve është e madhe, pasi tregon efektin in vivo që kanë përbërësit natyrorë, në këtë rast, përbërësit fenolikë tek pjeshka, të cilat luftojnë ndaj kancerit të gjirit dhe metastazave. Përfundimet japin mundësinë për ta përfshirë pjeshkën në dietë si një mjet shtesë për të parandaluar dhe luftuar këtë sëmundje të tmerrshme, që prek shumë njerëz. Për të marrë efektin e plotë nga konsumimi i fibrave, duhet ngrënë i gjithë fruti, jo të pihet vetëm lëngu i shtrydhur.