Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e pa pasterizuar).
Kafshët dhe ushqimi
Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e pa pasterizuar). Tek shtatzëna e infektuar me toksoplazmë, foshnja është në rrezik nga verbimi, shurdhimi apo vonesa mental ndërsa tek infektimi me listeri mund të vije deri tek aborti apo vdekja e foshnjës në bark. Infektimi me salmonelë (zhvillohet në qumështin apo prodhimet qumështore termikisht të papërpunuara) mund të shkaktojë abort.
Këshilla
Nëse keni mace në shtëpi, le ta pastrojë dikush tjetër vendin ku ajo qëndron. Në asnjë mënyrë mos prekni jashtëqitjen e maces. Nëse nuk mund ti shmangeni kësaj, gjithsesi vendosni dorëza. Që të mos e fitoni listerinë shmangni qumështin dhe prodhimet qumështore të pa pasterizuara, mos konsumoni mish dhe peshk të papërpunuar termikisht, shmangni panctetat dhe mushkëritë, si dhe vezët e papërpunuara.
Alkooli
Alkooli kalon përmes placentës dhe hyn në gjakun e foshnjës.
Këshilla
Alkoolin duhet shmangur në shtatzëni, sidomos në tremujorin e parë. Nëse keni pirë një gotë vere gjatë shtatzënisë, psh. në javën e shtatë, nuk do të thotë kjo që do ta lëndojë foshnjën dhe për këtë të brengoseni, por në princip, më shumë se kjo, dy herë në javë nuk do të duhej ta konsumoni.
Ngjyrat për flokë
Nuk ekziston ndonjë fakt nëse ngjyra për flokë ndikon në ndonjë mënyrë në foshnje,
Këshilla
Kur ngjyrosni flokët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Duhani
Pirja e më shumë se dhjetë cigareve në ditë, zvogëlon peshën e lindjes së foshnjës dhe rrit mundësinë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzënisë, lindjes dhe më vonë zhvillimit të foshnjës.
Këshilla
Ndërpritni duhanin!
Stresi
Nuk ekzistojnë fakte që stresi dëmton frytin.
Këshilla
Shmangni situatat stresuese të cilat ju lodhin dhe ju zvogëlojnë kënaqësinë në shtatzëni.
Sëmundjet infektive
Lija e ujit, lija e dhenve, rubeola mund të ndikojnë në zhvillim të foshnjës.
Këshilla
Nëse keni pasur ndonjërën nga sëmundjet e paraqitura apo nuk jeni vaksinuar kundër tyre, shmangni shoqërimin me fëmijët të cilët janë të sëmurë apo shmangni shkuarjen ku mund ti merrni – çerdhet, shkollat, respektivisht vendet e dendura me popullatë. (Bebaime)